Ta krijoni të mirën nga tragjedia – thënie inspiruese nga Keanu Reeves për tejkalimin e kohërave të këqija

I njohur si një prej aktorëve më zemërgjerë në Hollywood, Keanu Reeves ka lindur në Beirut, Liban, dhe është rritur në Toronto, Kanada.

Reeves ka filluar karrierën e aktrimit në moshën 9 vjeçare, ndërkaq filmi “Bill & Ted’s Excellent Adventure” ka qenë i pari që i ka sjell atij famë të madhe, transmeton Telegrafi.Sidoqoftë, roli i Neo-s në super-filmin ‘The Matrix’, ka qenë vendimtar për ta bërë atë yll ndërkombëtar.Përgjatë jetës së tij, Revees ka kaluar sfida të paimagjinueshme.Babai e ka lënë atë dhe nënën e tij kur ai ka qenë vetëm 2-vjeçar, ndërkaq më vonë është burgosur për shitje të heroinës.

Nëna e tij është martuar tri herë tjera dhe kështu ata janë shpërngulur shumë shpesh me shtëpi.Në vitin 1999, e dashura shumëvjeçare e Keanu-s, Jennifer Syme, kishte lindur beben e vdekur, dhe 18 muaj pas kësaj tragjedie ajo kishte vdekur në aksident rrugor.Të gjitha këto tragjedi nuk e kanë ndaluar atë të bëhet personi i mahnitshëm që është sot.nga yjet tjera, Reeves ka një stil të qetë dhe të heshtur të jetesës, ndërkaq nuk ka pasur shtëpi të veten deri në vitin 2003. Demonët i lufton me mirësi dhe shfaq vetëm zemërgjerësi duke i mbështetur kauzat e mira.Më poshtë i keni disa prej thënieve të tij që ju ndihmojnë ta krijoni të mirën nga tragjedia.

– “Jam rritur për t’i trajtuar njerëzit në mënyrën identike se si dua të trajtohem tjerët. Quhet respekt”– “Nëse jeni thyer në mënyrë brutale por ende e keni kurajën për t’u sjell mirë me qeniet tjera të gjalla, atëherë ju jeni ‘djalë i keq’ me zemrën e një engjëlli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *