Ahmeti: Thaçi na dorëzoi raportin për temat në Bruksel, u konfirmua se nuk ka draft-marrëveshje me Serbinë

Kryesuesi i Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se presidenti Thaçi sot ua ka dorëzuar një raport mbi takimet që ka zhvilluar në Bruksel.

“Zotëri Thaçi na ka dorëzuar raportin për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi . Ky është një raport i zyrës së presidencës për dialogun shtetëror, pra nuk është dokument pra nuk është transkript i temave që ka pas z.Thaçi, por është raport i ekipit të presidentit për temat e ndryshme që janë hapur në Bruksel si pjesë e fazës përfundimtare të dialogut,. Këtu figurojnë tema si të zhdukurit, të zhvendosurit, trashëgimia kulturore, pronat në të dyja shtetet, të drejtat e minoriteteve etj.”, u shpreh Ahmeti.Ai shtoi se këtë material do t’ia dorëzojnë ekipit të dialogut shtetëror, dhe do të shohin nëse do të kenë pyetje shtesë, shkruan Telegrafi.

Ahmeti theksoi se presidenti Thaçi u ka siguruar se nuk ka asnjë draft-marrëveshje të nënshkruar me Serbinë.“Edhe në raport shkruan, por dhe në takim z.Thaçi tha se nuk ka asnjë draft zyrtarë të dakorduar qoftë me Brukselin qoftë me Serbinë, pra nuk ka draft-marrëveshje. Konfirmuam që deri më tani kanë ndodhur 3+1 takime, takimi i katërt nuk është bërë shkaku i taksës, pasi që është tërhequr pala serbe”, theksoi Ahmeti.Ahmeti bëri të ditur se së shpejti do ta kenë vizitën e dytë në Bruksel, ku do të flasin më tutje për dialogun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *