Bugajski: Nëse nuk hiqet taksa, mund të dëmtohen raportet me Amerikën

Për këtë ai ka përmendur edhe refuzimin e vizës së kryeministrit Haradinaj.“Po, mundet (dëmtojë raportet v.j.), nëse do të vazhdojë, prandaj Prishtina duhet të bisedojë me Uashingtonin dhe të nxjerrë këtë çështje përpara, ta suspendojë, ta mënjanojë, sepse nuk iu duhet një situatë kur Garda Kombëtare e Ioëas anulon një udhëtim, i cili është shumë i rëndësishëm për Kosovën, që është përforcimi i mëtutjeshëm i Ushtrisë, strukturave të sigurisë dhe antarësisë në NATO. Nëse ky proces rrezikohet me tarifa apo me vendime të tjera kjo duhet të zgjidhet”, ka thënë Bugajski për televizionin publik.

Bugajski ka thënë se e shqetëson mungesa e unitetit te subjektet politike në Kosovë përballë dialogut me Serbinë.“Ajo çka më brengosë është se uniteti politik në Kosovë nuk duhet të rrezikojë Kosovën. Do të duhej të kishte njëlloj qasje të bashkuar”, ka thënë analisti amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *