Epilogu i deritashëm i dialogut me Serbinë, më shumë fatura se dokumente

Ekipi negociator i Kosovës për bisedimet me Serbinë, ka paralajmëruar se do ta fillojë nga “pika zero” hartimin e qëndrimit të palës kosovare në kuadër të dialogut. Shumë takime dhe udhëtime në Bruksel janë bërë në tetë vitet e fundit prej kur ka filluar dialogu me Serbinë, në vitin 2011, por kur Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj dolën të hënën nga takimi me Thaçin, ata morën vetëm një sasi të vogël dokumentesh për këtë dialog.Ndër të tjera, ekipi është “ankuar” se nuk ka dokumentacion të bollshëm për procesin e dialogut, i cili ka nisur nga viti 2011.

Pritjet e ekipit negociator për më shumë dokumentacion nga bisedimet mes palës kosovare dhe serbe në Bruksel dhe qasja për nisje nga ‘pika zero’ e dialogut,  për njohës të çështjeve politike në vend, po cilësohen si të gabuara, shkruan Kallxo.com.Bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, të hënën, nga presidenti Hashim Thaçi kanë pranuar një ‘raport’ të bisedimeve, por jo edhe transkriptën nga takimet e Brukselit. Ndërkaq, presidenti Thaçi tha se kryenegociatorëve ua ka dorëzuar një “dokument informues” për procesin e dialogut.Lidhur me këtë, analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë për Kallxo.com se ekipi negociator nuk ka pasur se çfarë të marr më tepër nga presidenti Thaçi.

“Nëse kryenegociuesit kanë pritur diçka më shumë, pritjet kanë qenë jo reale pasi që nuk ka dokumente të tjera. Nëse presidenti ka folur fshehtë me presidentin serb, e unë besoj që ka pasur takime të fshehta, atëherë ato nuk besoj se janë evidentuar diku dhe se do t’i ofrohen ekipit negociator”, tha ai.Sipas Mushkolajt, deklarimi i zëvëndëskryeministrit Fatmir Limaj se dialogu do të nis nga “pika zero”, është jo real.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *